E bujshme | Mihaj te Benfika, transferimi thuajse i kryer

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Enea Mihaj ka bërë ndeshje shumë të mirë për ekipin grek të Panetolikos, si dhe për kombëtaren shqiptare, por një dëmtim i pësuar disa javë më parë i ndali hovin mbrojtësit 20-vjeçar.

Edhe pse ka thuajse 2 muaj që nuk luan, emri i Mihaj është lakuar në merkato dhe sipas mediave greke, mbrojtësi shqiptar është shumë pranë Benfikës. Gjiganti portugez po synon të marrë dy lojtarë te Panetolikos, Livaj dhe Mihaj.

Livaj është vetëm 17-vjeç, ndërsa Mihaj 20 dhe shihen nga Benfika si dy lojtarë që premtojnë shumë për të ardhmen. Sipas raportimeve, klubi portugez nuk synon të shpenzojë para për shërbimet e dy futbollistëve dhe shpreson te një shkëmbim me dy lojtarët e saj, Guga dhe Pedro Amaral.

Të dy lojtarët e Benfikës janë fotografuar në Greqi dhe me shumë gjasa, do të jenë lojtarë të Panetolikos, çka do të shihte Livaj dhe Mihaj të transferoheshin në Portugali, te një nga skuadrat më të mëdha në tokën luzitane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *