E bujshme, mesfushori i Ajaksit transferohet në Serie A

Serie A është kthyer në në një kampionat tërheqës, me shumë futbollistë të njohur që po zgjedhin Italinë për të vazhduar karrierën e tyre. Përveç ekipeve të mëdha italiane, edhe skuadrat e një niveli më të ulët, si Sampdoria, Udineze, Torino e Xhenoa po afrojnë futbollistë të rëndësishëm.

Kështu ka ndodhur dhe sot me Xhenoan, ekip që është përforcuar ndjeshëm me mesfushorin e Ajaksit, Lase Shëne. Danezi ishte pjesë e Ajaksit për 5 sezone, një lojtar shumë punëtor dhe besnik i klubit nga Amsterdami. Por tashmë 33-vjeç, palët janë ndarë dhe Shëne i është bashkuar Xhenoas.

Një goditje shumë e zgjuar kjo për skuadrën italiane, e cila është përforcuar në mesfushë me klas dhe eksperiencë. Shëne ishte futbollisti i cili i dha “shuplakën” e fundit Realit të Madridit në Champions sezonin e shkuar, duke shënuar një supergol për Ajaksin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *