E BUJSHME | Ish-lojtari i Kukësit dhe Flamurtarit bën për spital trajnerin turk

Pas një aventura të shkurtër në Shqipëri, Kushtrim Lushtaku vendosi që të rikthehet në Gjermani, ku nënshkroi një kontratë me Forchajm. Gjithsesi, ka ndodhur një ngjarje aspak e hijshme, pasi 29-vjeçari ka goditur trajnerin Gokhan Gokçe, ashtu sikundër lajmërojnë mediat gjermane.

Një ngjarje aspak e mirë, pasi trajneri ka pësuar disa të nxira në trup dhe menjëherë është nisur drejt spitalit, për kontrolle më të specializuara. Fatmirësisht për turkun nuk ka pasur asnjë dëmtim serioz. E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në pushimin e ndeshjes gjatë kësaj fundjave që lamë pas.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, klubi i Forchajm i  ka ndaluar afrimin në stadium lojtarit i cili në të shkuarën ka qenë dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Më pas klubi po ashtu ka njoftuar se është ndërprerë në mënyrë të menjëhershme kontrata me lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online