Boban: Fëmijët tanë do habiten që kemi luajtur pa VAR, Milan po rikthehet

Zvonimir Boban, i cili mban postin e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, në një prononcim për “Radio Anch’io Sport”, ka folur për teknologjinë VAR dhe kuqezinjtë e Milanit, klub ku është aktivizuar për 10 sezone. Teknologjia po i bën mirë futbollit, ndërsa askush nuk e përdor më mirë se Italia, sipas 50-vjeçarit kroat.

Boban komenton dhe situatën e Milanit, ndërsa beson se ekipi i “Djallit” do të rikthehet në nivele të larta brenda 3-4 viteve, por nevojitet shumë punë dhe durim.

VAR-i – “Mendoj se Italia di ta përdorë më mirë se të tjerët sistemin VAR. Nuk mund të jetë një teknologji perfekte, sepse në mes janë gjithmonë njerëzit, të cilët marrin vendimet. Çdokush tërheq ujë në mullirin e tij, por duhet të llogarisim dhe gabimet që do të bëheshin pa VAR-in. Gabime ka patur dhe do të ketë gjithmonë, por VAR po jep sinjale të rëndësishme në drejtim të transparencës dhe qartësisë dhe po e pastron futbollin. Për 20 vite fëmijët tanë do të na pyesin se si ja kemi dalë pa VAR-in.”

MILAN – “Shpresoj që të ketë nisur një cikël i ri dhe brenda 3-4 vitesh të shohim Milanin në madhështinë e tij, por nevojitet shumë punë. E uroj një gjë të tillë. Natyrisht që i njoh shumë mirë Leonardon dhe Maldinin, të cilët janë pjesë e klubit prej pak kohësh. Po bëjnë një punë shumë të mirë, japin gjithçka dhe e njohin futbollin. Rezultatet e mira do të vijnë, por nevojitet kohë. Berluskoni dhe Galiani te Monza? Një operacion romantik dhe argëtues. Ata nuk mund të qëndronin dot larg futbollit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online