E ardhmja e Shehut dhe Bardhit, Vogli hap “kartat”

0

Pas përfundimit të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, nga Kastrioti pati disa largime dhe i pari e hapi “lojën” trajneri Bledar Devolli. Më pas e njëjta gjë ndodhi me disa lojtarë, si Arlind Kalaja, Roxher Zhunio, Dajan Shehi dhe Edison Ndreca.

Në këto ditë të nxehta të merkatos, dy futbollistë të tjerë duken larg Kastriotit. Ata janë Patrik Bardhi dhe Julian Shehu. Administratori Gazmend Vogli ka deklaruar për SportEkspres.com se nga klubi nuk u është bërë asnjë bllokadë.

Janë të pavërteta lajmet se kemi bllokuar Julian Shehun dhe Patrik Bardhin. Të dy kanë oferta dhe ne jemi të gatshëm që të arrihet akordi. Në politikat e klubit tonë është edhe menaxhimi i mirë i lojtarëve, të cilët u promovuan te Kastrioti e duhet të vazhdojnë në skuadra të tjera”, u shpreh Vogli.

Të hënën paradite ai do të ketë një takim me drejtuesit e Partizanit, të cilët e kërkojnë me ngulm mesfushorin Shehu. “Të hënën paradite kam takim me drejtues të Partizanit e them se do ta mbyllim. Ata e kërkojnë Julian Shehun, por vetëm me ofertën tonë. Ndërsa për Patrik Bardhin ka bërë ofertë skuadra e Ligës 1 në Turqi, Eskishehirspor”, përfundoi administratori i Kastriotit.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.