E ardhmja e Adrien Rabiot është akoma në “udhëkryq”. Mesfushorit francez i skadon kontrata me PSG në verën e ardhshme, ndërsa rinovimi nuk ka ardhur ende.
23-vjeçari kërkohet nga shumë klube europiane, me në krye: Barcelonën, Milanin dhe Juventusin. Siç citon spanjollja “Sport”, palët i ndan vetëm… 1 milionë euro! PSG i ofron lojtarit një rinovim me një kontratë prej 9 milionë eurosh, ndërsa Rabiot kërkon 10 milionë.
Një gjë e tillë nuk është e vështirë për t’u zgjidhur, por, për momentin, asnjë nga palët nuk lëkunden nga pozicionet e tyre. Një gjë e tillë mban me shpresa klubet e tjera, duke uruar që Rabiot dhe PSG të mos arrijnë akord mes tyre.