Maurisio Poçetino është një nga trajnerët më të mirë në Premier Ligë. Timonieri i Totenhemit arriti të kualifikohej në ligën e kampionëve, në një grup mjaft të vështirë, i cili përbëhej nga emra gjigand si Inter, Barça dhe PSV. Ekipi londinez në kampionat gjendet në vendit e 3-të, me 36 pikë.
Rezultatet e mira të trajnerit Argjentinas, sigurisht që janë një reklamë e mirë për të. Këto rezultate janë vënë re edhe nga drejtues të skuadrave të mëdha si Real dhe Mançester United. Situata nuk është e mirë, si te klubi madrilen, ashtu edhe tek “djajtë e kuq”. Murinjo dhe Solari nuk po bindin më tek ekipet respektive dhe drejtuesit nuk mund të rrinë duarkryq. “Fakti që e kërkon Reali dhe Mançester Junajtid nuk më duket rastësi” u shpreh, para pak ditësh, lojtari i totenhem Deni Roz.
Se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e trajnerit, mbetet të shihet. Një e ardhme në Madrid ose Mançester ? nuk i dihet …