E ardhmja e Plakut, kontrata e re çështje ditësh

Sebino Plaku sezonin e fundit luajti me Kamzën në Superiore. Sulmuesi mbajti edhe shiritin e kapitenit me skuadrën periferike të kryeqytetit, duke qenë një lider në ekipin e tij. Në verë e kërkoi Kukësi dhe me verilindorët nënshkroi për ndeshjet e Europës.

Sezoni i ri është në prag dhe Plaku duhet të vendosë përfundimisht se ku do të luajë. Gjasat janë të mëdha që me verilindorët ta mbyllë aventurën e tij, madje që para ndeshjeve me gjeorgjianët e Torpedo Kuitasi.

Rikthimi te Kamza është opsioni më i mundshëm për momentin. Plaku dëshironte shumë që të transferohej në Norvegji dhe u përfol për një interesim të Ham Kam. Gjithsesi edhe këtë sezon pritet të luajë në Shqipëri dhe me shumë mundësi pritet të nënshkruajë kontratën e re me kamzalinjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *