E ardhmja e Lukakut, Flet sulmuesi: E mësoni javën tjetër

Romelo Lukaku dhe Mançester Junajtid me shumë mundësi do të ndahen këtë verë. “Djajtë e Kuq” zhvilluan ndeshjen e parë parapregatitore në Australinë e largët, duke fituar 2-0 ndaj Perth Glory. Përtej kësaj, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Lukakut.
Në një intervistë, Lukaku është shprehur se do të zbardhet gjithçka javën e ardhshme. “Ju djema do të mësoni gjithçka javën e ardhshme”, ka deklaruar sulmuesi. Mosparaqitja e tij në stërvitje e më pas në ndeshje dhe tani kjo deklaratë tregon gjithçka për marrëdhëniet e “thyera” mes tij dhe Junajtid.

Pas ndeshjes, pyetjeve të gazetarëve nuk i ka shpëtuar as Solskjaer. “A i kam thënë Lukakut nëse dua ta mbaj? Bisedat e mia privatë mbeten të tilla. Edhe pse nuk ishte Lukaku, Rashford u tregua vendimtar duke shënuar golin e dytë. Ishte një gol mjaft i bukur, instiktiv. Shpresoj të shënojë të tillë në kampionat”, përfundoi tekniku.

Lukaku është bindur për kontratën e re me Interin. E vetmja palë për të biseduar është Junajtid. Solskjaer është shprehur se nuk kanë nevojë të shesin, por në këtë rast dëshira e lojtarit pritet të jetë e rëndësishme. Operacioni do të kushtojë rreth 80 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *