E ardhmja e Levandovskit, menaxheri konfirmon bisedimet

Gati një vit më parë spekulimet se Robert Levandovski do të largohej nga Bajerni drejt Realit të Madridit ishin të shumta. Tashmë, ajo periudhë duket se është lënë pas dhe sulmuesi polak pritet që të rinovojë kontratën me klubin nga Mynihu.

Sipas asaj që thuhet në mediat gjermane, ka qenë vetë agjenti i 30-vjeçarit, i cili ka pranuar se negociatat për rinovimin e kontratës kanë nisur. Kontrata aktuale që Levandovski ka me Bajernin është e vlefshme deri në vitin 2021.

Një rinovim i mundshëm do ta mbante të lidhur polakun deri në vitin 2024 me bavarezët, çka do e bënte sulmuesin të festonte plot një dekadë te Bajerni. Kujtojmë, Levandovski u mor nga Bajerni me parametra zero verën e vitit 2014 nga Dortmundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *