E ardhmja e Mauro Ikardit është prej kohësh në pikëpyetje, me argjentinasin që duket se nuk është as në planet e trajnerit të ri, Antonio Kontes.
Gjithsesi, ende asnjë vendim nuk është bërë i ditur nga klubi zikaltër, teksa së fundmi topin e merr Uanda Nara. Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Ikardit, ka zbuluar në Instagram diçka konkrete mbi të ardhmen e sulmuesit.
Në një nga postimet në llogarinë e saj, Uanda i ka kthyer përgjigje njërit prej fansave, i cili i shkruante: “Bëje Ikardin të qëndrojë“. Përgjigja e Uandas ishte e qartë dhe e shkurtër: “Punë e kryer!“ Tashmë, mbetet për t’u parë se sa e ka kryer punën e saj Uanda Nara…