Antuan Grizman pas nje takimi me drejtuesit e Atletiko Madridit, deklaroi mbrëmë se do të lërë “Los Colchoneros” në fund të sezonit. Dy janë alternativat që francezi mund të shkojë, PSG dhe Barcelona.
Parizienëve i duhet të shesin para se të blejnë për të rregulluar bilancet e klubit. Katalanasit duken shumë më afër tij. Francezja “L’Equipe” e bën të kryer transferimin e 28-vjeçarit te Barça, madje tregon edhe rrogën dhe afatin e kontratës.
Sipas gazetës prestigjoze, Grizman do të firmosë një kontratë pesë vjeçare me ekipin katalanas. Paga e tij do të jetë 17 milionë euro në sezon. Kështu ai do të pranojë një ulje të rrogës, pasi të Atletiko me kontratën e re të firmosur verën e kaluar përfitonte rreth 21 milionë euro në sezon.
Kontrata e tij me katalanasit do të jetë një vit më e gjatë se ajo në “Wanda Metropolitano”. Gjithmnonë duke iu referuar gazetës franceze, marrëveshja e Barcelonës me përfaqësuesit e lojtarit është arritur kohë më parë. Grizman e ka marrë vendimin e tij direkt pas eliminimit në Champions ndaj Juventusit.
Në mesin e muajit mars avokatët dhe përgjegjëit e merkatos katalanase janë takuar me agjentin e lojtarit, ku kanë arritur termat kontraktuale.