E ardhmja e Dembele, Barça ndan mendjen përfundimisht

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë në siklet. Afrimi i brazilianit Malkolm bëri që Osman Dembele të mendonte largimin nga Barcelona, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Paraqitja e francezit në ndeshjen e Superkupës kundër Seviljes i ka bindur të gjithë për cilësitë e sulmuesit.

Shënoi një gol spektakolar dhe i dha fitoren katalanasve, që tashmë i kanë komunikuar anësorit francez besimin e tyre dhe se nuk është në shitje, ndaj duhet të vijojë të bëjë më të mirën për klubin, që në fakt ka shpenzuar shumë për ta blerë te Dortmundi. Kujtojmë që verën e shkuar u shpenzuan plot 105 milionë euro

Dembele kishte mbërritur më vonë se shumë prej lojtarëve të tjerë në skuadër, por e nisi si titullar kundër Seviljes, duke befasuar shumëkënd. Valverde dha një mesazh të qartë se beson te lojtari. Momentalisht sulmuesi është i pashitshëm, sikurse shkruan “Sport.es”.

Vetëm një ofertë mbi 100 milionë euro do e bënte Barcelonën të mendohej. Deri më tani nuk ka mbërritur te katalanasit asnjë ofertë në të të tilla shifra. Kështu që Dembele duhet të vijojë i qetë të punojë dhe të rigjejë shkëlqimin që pati te Dortmundi.

Gazeta “Sport” në Spanjë është hapur pikërisht me lajmin e qëndrimit të Dembele

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online