Egzon Belica, qendërmbrojtësi i Partizanit, pas ndeshjes me Kukësin, në emisionin “Gol pas Goli” në Superport, u shpreh: “Ishte ndeshje e veçantë, edhe pse ishim shpallur kampion. Donim të luanim për veten dhe tifozët. U futëm për të fituar. Ishim më poshtë seç duhet në fillim dhe më pas u konsoliduam. E kishim mendjen te festa. Pasi pësuam erdhëm në rritje.
“Momenti më i vështirë është kur pëson gol, është vërtetë e vështirë. Ne kemi lojtarë të mirë dhe kemi forca t’i kthejmë ndeshjet. Ndodhi edhe sot kjo”
“Kontrata e re? Më mbaron më 30 qershor. Do ulemi dhe do flasim, do vendosim cila është më e mira për të dyja palët”.
“Europa? Kjo skuadër shumë mendonin se nuk del kampion. Është ekip i ri dhe me lojtarë me përvojë. Me disa përforcime mund të bëhet një ekip më i fortë dhe më garues edhe në Europë”.