Dyseldorfi “makth” i të mëdhave, triumfon me Dortmundin dhe hap kampionatin

0

Fortuna e Dyseldorfit ka bërë surprizën e madhe mbrëmjen e sotme, teksa ka triumfuar ndaj Dortmundit me shifrat 2-1, duke i dhënë kështu një mundësi të artë Bajernit për të shkurtuar distancën me ekipin verdhezi. Disa javë më parë ekipi vendas ndali në barazim dhe Bajernin e Mynihut, në “Allianz Arena”.

Ndeshja nisi më e mirë për vendasit e Dyseldorfit, të cilët gjetën edhe avantazhin me të zakonshmin Lukebakio në minutën e 22-të. Dortmundi provoi të futej në lojë që në pjesën e parë, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan nga verdhezinjtë.

Në fraksionin e dytë, pritej reagimi i ekipit të Favres, por vendasit surprizuan në minutën e 56-të, duke dyfishuar shifrat me anë të Zimer. Gjithsesi, Dortmundi nuk u dorëzua dhe në minutën e 81-të ishte Pako Alkaser i ardhur nga stoli që shkurtoi diferencën, por vetëm kaq, pasi çdo gjë u mbyll me fitoren e vendasve.

Volfsburgu vijon me formën e mirë, pasi triumfoi në shtëpi përballë Shtutgartit me shifrat 2-0. “Ujqërit” e mbyllën sfidën që në pjesën e parë, ku shënuan dy herë me anë të Zhilavogi dhe Vegorst. Herta e Berlinit dhe Augsburgu u ndan në paqe, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

Ndërkohë, Gladbahu vijon të qëndrojë në ndjekje të Dortmundit dhe ka shkurtuar diferencën në 6 pikë tashmë, teksa ka arritur një fitore të pastër me shifrat 2-0 ndaj vendit të fundit, Nurenbergut. Torgan Hazard ka shënuar golin e parë, pasi kishte humbur një 11-metërsh në pjesën e parë. Alesan Plea në minutën e 86-të mbylli gjithçka, duke i dhënë fitoren vendasve.

Dyselford 2-1 Dortmund
Shënues: Lukebakio 22’, Zimer 56’ / Alkaser 81’

Herta Berlin 2-2 Augsburg
Shënues: Leki 28’, Duda 31’ / Hintereger 8’, Ko-Ja-Çeol 39’

Volfsburg 2-0 Shtutgart
Shënues: Zhilavogi 28’, Vegorst 44’

Gladbah 2-0 Nurenberg
Shënues: Hazard 47’, Plea 86’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.