Në Shkodër ka shumë presion. Akuzat kanë qenë të shumta shpesh, teksa flitet për ndërhyrhje. Së fundmi nga kuqeblutë është larguar sulmuesi anësor Denis Dyca. I formuar te Vllaznia, ai nuk do të japë kontributin e tij te skuadra e qytetit të tij.
Ai e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në “Instagram”, ndërkohë që ka një mesazh të koduar. Arsyet pse largohet nuk i zbulon, por lë për të kuptuar se diçka nuk shkon. 22-vjeçari vjet e nisi kampionatin me Kastriotin në Kategorinë e Parë, ku spikati me 4 gola në 11 takime.
Dyca u rikthye te Vllaznia në merkaton e Janarit, por nuk mundi të gjente hapësira në ekipin e parë, pasi u aktivizua vetëm me ekipin rezervë ku nuk mundi të përsëriste ecurinë e mirë që kishte kryer në me krutanët në fazën e parë.
Ndërkohë, një tjetër problem imazhi ka prekur klubin e Vllaznisë. Televizioni lokal “TV1 Channel” ka publikuar një video ku shihen lojtarët e Vllaznisë duke mbajtur radhën për ujë gjatë miqësores me Veleçikun. Pamjet kanë shkaktuar irritim dhe komente tallëse te shumta tallëse nga tifozë e skuadrës shkodrane.