Dy prezantime te Kukësi, Cuculi: Partizani? Ju tregoj pse bëra këtë zgjedhje

Ardian Cuculi, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia, është prezantuar sot te Kukësi dhe fjalët e tij të para ishin: “Sezonin e fundit kam fituar dy trofe, vij këtu për të ndihmuar në arritjen e objektive. Kukësi e ka dëshmuar gjatë këtyre viteve se është pretendent për titullin, ndaj edhe këtë vit do e synojmë. Ekipi është ndërtuar për diçka të tillë”.

Më tej ai tregoi pse zgjidhi verilindorët: “Rikthehem në Shqipëri, në një ekip që ka qenë gjithmonë pretendent. Kukësi ishte më konkret në ofertën e bërë. Më bindi projekti të vija, patjetër që edhe miqësia me Nexhipin e bëri më të lehtë zgjedhjen time”.

I lumtur u shfaq edhe mesfushori Oumar Ture, i marrë në huazim nga Juventusi. I riu u shpreh se do të mundohet të ndihmojë Kukësin në arritjen e objektivave. “Është kënaqësi që vij këtu. E njoh këtë klub prej një muaji. Do vendosem menjëherë në dispozicion të trajnerit dhe ekipit. Jam i vetëdijshëm që duhet të luftoj për të siguruar vendin tim në fushë dhe për të dhënë kontributin tim”, tha mes të tjerash Ture, i cili ashtu si Cuculi nuk mund të luajnë në ndeshjen e kthimit ndaj Torpedo Kutaisit, në Europa League, pasi nuk janë regjistruar për këtë tur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online