Dy opsione për të ardhmen, Bejl i duhet të nxitojë

0

Garet Bejl nuk e di se çfarë do të ndodhë këtë verë. Sulmuesi i Real Madrid arriti akordin me Jiangsu Suning. Kinezët i ofronin një rrogë sezonale prej 22 milionë eurosh, por operacioni u bllokua në fund pasi Jiangsu vendosi të investonte te Ivan Santini i Anderlehtit.

Shanset për të qëndruar në Madrid janë tepër minimale, kështu që 30-vjeçari duhet të gjejë një tjetër skuadër kineze që i ofron atë rrogë ose të rikthehet në Premier Ligë. Për të parën duhet të nxitojë, sepse merkato në vendin aziatik mbyllet brenda dy ditësh.

Totenhemi dhe Mançester Junajtid janë dy klubet e interesuara për të. Reali mund ta përfshijë uellsianin në operacionin e transferimit të Pol Pogba në kryeqytetin spanjoll.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.