Shqipëria U17, e drejtuar nga Elvin Beqiri, do të zbresë në fushën e lojës me datat 13 dhe 15 gusht, për të luajtur dy sfida miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bosnje-Hercegovinës. 17 vjeçarët kuqezi do të kenë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të zënë një vend formacioni për sfidat kundër Ukrainës, Gjerorgjisë dhe Portugalisë, të vlefshme për “Qualifying Round”.
Këto dy takime miqësore, do të zhvillohen në kompleksin “Zenice Training Center”. Grumbullimi i kuqezinjve tanë starton me datë 9 gusht, në Shkodër. Miqësorja e parë, ajo e datës 13, do të luhet në orën 17:00, ndërsa dy ditë më vonë, kuqezinjtë e drejtuar nga Beqiri zbresin në fushë në orën 10:00.
Miqësore, U17
Shqipëri – B. Hercegovinë (13 gusht, 17:00)
B. Hercegovinë – Shqipëri (15 gusht, 10:00)