Dy më të mëdhenjtë që ka drejtuar, Kapelo: Ronaldo kishte diçka unike!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Trajneri i famshëm italian Fabio Kapelo ka dhënë një intervistë për Radio DeeJay në Itali, ku ndër të tjera ka folur për Ronaldo brazilianin dhe për kombëtaren italiane.

Sipas Kapelos, dy janë lojtarët që i konsideron më të mirët që ka drejtuar në karrierë, por Ronaldo ka një vend unik për të: “Futbollistët më të mirë që kam stërvitur kanë qenë Van Basten dhe Ronaldo. Fenomeni ka bërë shumë herë rrëmujë në kohën kur e drejtoja, sepse ishte i shëndoshë, por kishte cilësi që nuk i kam parë te askush tjetër: shpejtësi, intuitë, gjuajtje. Ronaldo kishte gjithçka, edhe pse nuk ishte në formë”.

Nga kohërat te Reali, te kombëtarja italiane, sepse Italia tashmë nis kualifikueset drejt Euro 2020. Kapelo ndalet te dy lojtarë: “Për mënyrën e lojës dhe lëvizjet, më pëlqen shumë Zaniolo, por edhe Barella është lojtar që e vlerësoj shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *