Xhiani Vitali, agjenti që përfaqëson mbrojtësin e Milanit Davide Kalabria, ka folur sot për mediat italiane sa i takon të ardhmes së klientit të tij, ku pranoi se ka intersim nga dy klube të mëdha në Premier Ligë.
Ritkhimi i Andrea Kontit nga dëmtimi ka bërë që Kalabria të humbasë vendin në formacion dhe 22-vjeçari nuk shihet më si titullar nga Gatuzo. Për “CalcioMercato”, Vitali tha se do t’i studiojë të dyja ofertat gjatë javëve të ardhshme dhe do të vendosin së bashku me Kalabrian pasi të bisedojnë me teknikun Gatuzo dhe bordin drejtues.
“Kemi interesim nga Mançester Junajtid dhe një skuadër tjetër, që për hir të negociatave nuk mund ta bëj publik emrin. Interesimi për Kalabrian ka qenë gjithmonë prezent, pasi është një lojtar i ri dhe me të ardhme. Do të bisedojmë me Gatuzon dhe bordin drejtues, ndërsa më pas do të vendosim nëse bisedimet do të futen në një fazë më të avancuar apo jo”,- përfundoi Vitali.