Dy “akrepa”: Urimi i veçantë i Del Pieros dhe përgjigja e Dibala

Paulo Dibala festoi 25-vjetorin e lindjes ditën e djeshme dhe në drejtim të argjentinasit kanë ardhur urime pafund. Më i bukuri dhe i veçanti ka ardhur nga një legjendë e bardhezinjve si Aleks Del Piero.

Pavarësisht se me bluzën e Juventusit kanë luajtur shumë kampionë të mëdhenj, në zemrat e tifozëve të bardhezinjve nuk është askush sipër Del Pieros. Një kapiten i madh, lojtar fantastik dhe besnik pa kushte i ngjyrave bardhezi.

Aleks ka postuar një foto, duke bërë shenjën e maskës, që përdoret nga Dibala gjatë festimeve të golave të shënuar. “Gëzuar ditëlindjen, Paulo”, shkruan Del Piero, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi i “Joya”-s. “Të lindur në të njëjtën shenjë. Faleminderit kampion”, i përgjigjet Dibala, duke kujtuar që dy numrat dhjetë të Juves i përkasin shenjës së akrepit.

 

View this post on Instagram

 

Feliz cumpleaños Paulo! Ale #ADP10

A post shared by Alessandro Del Piero (@alessandrodelpiero) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *