Pas një sezoni e gjysmë në Kukës, ku fitoi titullin kampion si protagonist, duke luajtur 40 ndeshje në total në Superiore, Matija Dvornekoviç është kthyer në shtëpi. Mesfushori 28-vjeçar, autor i 9 golave në Kukës, ka arritur marrëveshjen me HNK Goricën, klub i divizionit të dytë kroat, ku në fakt është si i shtëpisë, sepse ishte një pikë kyçe aty, para se të shkonte te Kukësi në janar 2016.
Sot Dvornekoviç ka luajtur në miqësoren Gorica-Vinogradar, që përfundoi 2-2. Dvornekoviç u aktivizua në pjesën e dytë, kur ndeshja ishte 1-2, dhe mori edhe shiritin e kapitenit. Pikërisht Dvornekoviç barazoi me 11-metërsh në minutën e 65-të të ndeshjes.