Telushi gjen fitoren e parë, Sadiku barazim në Poloni

Bruno Telushi ka festuar sot fitoren e parë në aventurën e tij kroate, sepse ekipi i tij Slaven Belupo fitoi 1-0 në debutimin shtëpiak, me gol të shënuar nga Ivanovski në minutën e 60-të.

Mesfushori vlonjat ishte sërish titullar, ashtu si javën e shkuar në Rijeka, duke luajtur një ndeshje mjaft pozitive dhe duke i shkuar pranë golit të parë kroat me një predhë nga distanca që në minutat e para të ndeshjes.

SADIKU – Legia e Varshavës ka pritur sot Koronën në kampionatin polak dhe sërish nuk ka fituar, sepse është ndalur te barazimi 1-1. Në fakt, Legia ka menduar vetëm për ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Champions, në Astana, ndaj shumë titullarë ishin pushim. Armando Sadiku ishte titullar, por këtë radhë nuk pati fat. Në minutën e 29-të Sadiku shpërdoroi një shans të mirë, në minutën e 42-të i shkoi shumë pranë golit, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati raste dhe u zëvendësua në mesin e saj.

Në fund Legia shënoi, por 6 minuta pas golit të shënuar nga Kuharçik që zëvendësoi Sadikun, Korona gjeti barazimin, duke e vënë në vështirësi të mëdha Legian për disa minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online