Dushku: Të luajmë si ndaj Turbinës, mbijetojmë në të Parën

Elbasani do kërkojë të shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Dytë dhe për këtë duhet të mundë skuadrën e Luzi 2008 të premten në Ballsh. Verdheblutë kaluan një sezon me plot probleme, por po mundohen të mbijetojnë dhe pas zgjidhjes së problemit të administrimit të klubit, mundë të ketë zhvillime madhore.

Gjithsesi momentalisht mendohet për sfidën me skuadrën kavajase dhe trajneri Marsid Dushku për SportEkspres.com ka deklaruar: “Në ndeshjen e fundit me Turbinën skuadra bëri një lojë shumë të mirë dhe tregoi se ka mundësi të japë më shumë. Këtë duhet ta tregojë edhe të premten ndaj Luzit 2008. Luhet vetëm një ndeshje, që merr vlerat e një finale të sezonit për ne. Shpresoj që skuadra të bëjë më të mirën dhe nga Ballshi të dalim ne fitues”.

Kjo situatë e Elbasanit nuk e bën të ndjehet mirë Dushkun, sikurse edhe lojtarët e sportdashësit verdheblu. “Kur kujtoj historinë e Elbasanit protagonist e kampion në elitë, si trajner nuk ndjehem mirë që sot luajmë për mbijetesë. Ky është futbolli dhe sot ne kemi vetëm një alternativë, të mbijetojmë në Kategorinë e Parë. Besoj se do t’ia dalim”, përfundon trajneri Dushku.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online