Duro: Nuk dua lojtarë që matin hapat në fushë, kemi një plan

Pushimeve po u vjen fundi. Muaji korrik, nga të gjitha ekipet në Kategorinë e Parë, është deklaruar si starti i përgatitjeve për sezonin e ri. Edhe tek Egnatia e Rrogozhinës kështu do të ndodhë. Trajneri Ilir Duro, tashmë i rikonfirmuar në stolin e kësaj skuadre për sezonin e ri, për SportEkspres.com e konfirmon dhe flet edhe për merkaton.

“Natyrisht që edhe ne do fillojmë përgatitjet pasi të mbyllen zgjedhjet e 30 qershorit, sepse skuadra është nën administrimin e Bashkisë së Rrogozhinës. Ndaj kemi menduar që përgatitjet për sezonin e ri ti nisim në javën e dytë të muajit korrik. Koha është e mjaftueshme që të gjithë lojtarët të gjejnë formën e tyre më të mirë”, theksoi tekniku kavajas.

Ilir Duro mendon se skuadrës i duhen edhe përforcime dhe ai ka një planet e tij: “Rreth 70% e skuadrës që mbylli sezonin e kaluar do të mbahet edhe për sezonin e ri. Kemi menduar edhe për merkaton. Normalisht na duhen 3-4 përforcime, lojtarë cilësorë. Nuk do të marrim nga ata futbollistë që matin hapat në fushë, por ata që vrapojnë në shërbim të skuadrës. Deri tani, zyrtarisht nuk kemi ndonjë largim, fjalë ka”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *