Fiorin Durmishaj ka qenë sërish protagonist ditën e sotme, duke dhënë një asist në ndeshjen mes barazimit Panionios dhe Atromitos. 21-vjeçari ishte i saktë me vertikalizimin e tij për kapitenin Korbos sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë.
Gjithsesi, skuadra e tij nuk ka mundur që të marrë pikë të plota, pasi skuadra e tij u ndal në barazim 2-2. Lojtari kuqezi luajti për 75 minuta dhe mori edhe karton të verdhë. Durmishaj këtë edicion ka luajtur në 10 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola. Një tjetër sinjal për trajnerin Kristian Panuçi, se i duhet bërë një vend dhe atij në Kombëtaren e madhe.
Në Holandë, Arbër Zeneli është “njeriu-asist”, pasi ka dhuruar 6 herë pasime për gol. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i ka ardhur sërish në ndihmë skuadrës së tij Hernevenit nw takimin ndaj AZ Alkmar, duke dhënë asistin e golit të parë. 23-vjeçari shërbeu për Vlap, i cili shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Zeneli ishte në fushë për 65 minuta.