32 pikë Stephen Curry, 32 pikë Kevin Durant. Të pamjaftueshme. Golden State Warriors është mundur nga Portland Trail Blazers me rezultatin 129-107. Kampionët në fuqi realizuan dy pikë më shumë në periodën e parë dhe më pas loja u kontrollua nga vendasit. Damian Lillard shënoi 29 pikë, ndërkohë që shtatë shokë të skuadrës së tij numëruan më shumë se 10 pikë të realizuara.
Toronto Raptors ka kaluar me sukses Washington Wizards me shifrat 129-120. Pascal Siakam ishte në super formë, pasi arriti të realizonte plot 44 pikë. Giannis Antetokounmpo realizoi “triple-duoble” në fitoren 97-106 të Milwaukee Bucks kundër Indiana Pacers. Një takim i vështirë, por greku shkëlqeu me 33 pikë, 11 asiste dhe 19 topa të rikuperuar.
Denver Nuggets mori një fitore të rëndësishme kundër Sacramento Kings. 120-118 u mbyll ky takim Nikola Jokiç vijon të spikasë, madje këtë herë me “triple-double”: 20 pikë, 11 asiste, 18 topa të rikuperuar. Paul Millsap, me 25 pikë dhe 13 rikuperime, ishte gjithashtu vendimtar në këtë fitore.
Minnesota Timberwolves ishte shumë e fortë për Houston Rockets, që u mund 121-111. Paraqitja e James Harden, i cili realizoi 42 pikë, ishte e pamjaftueshme për të shpëtuar skuadrën e tij nga disfata. Los Angeles Clippers ka bërë detyrën kundër Phoenix Suns, teksa ka fituar 134-107.
Cleveland Cavaliers – Brooklyn Nets 139-148
Indiana Pacers – Milwaukee Bucks 97-106
New York Knicks – Philadelphia Sixers 111-126
Toronto Raptors – Washington Wizards 129-120
Boston Celtics – Detroit Pistons 118-110
Chicago Bulls – Memphis Grizzlies 122-110
Minnesota Timberwolves – Houston Rockets 121-111
Dallas Mavericks – Miami Heat 101-112
Denver Nuggets – Sacramento Kings 120-118
Portland Trail Blazers – Golden State Warriors 129-107
Los Angeles Clippers – Phoenix Suns 134-107