Fitore dramatike për Dinamon, “nëndetësja” nuk dorëzohet deri në minutën e fundit dhe merr tre pikët e para në Superiore

Dinamo ka marrë më në fund fitoren e parë në “Abissnet Superiore”. “Nëndetësja” ka mposhtur Kukësin në javën e tretë të kampionatit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Prodani e dërgoi topin në rrjetë. Kukësi reagoi në minutën e 75-të me anë të Gbolahanit, duke kthyer baraspeshën e përkohshme.

Por Dinamoja nuk dorëzohet dhe lufton deri në fund për fitoren. Këmbëngulja shpërblehet, teksa kur po kronometrohej minuta e fundit e kohës shtesë, Prodani shkundi rrjetën me kokë dhe ndezi festën në kampin e dinamovitëve. Në fund shifrat shënonin 2-1 për Dinamon, e cila merr tre pikët e para në “Abissnet Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online