Duka “gradohet”, fiton pushtet në UEFA

Armand Duka duket se gëzon një mbështetje të madhe në UEFA, me presidentin Çeferin që po i beson gjithnjë e më shumë.

Duke nisur nga dita e sotme, Presidenti i FSHF-së do të jetë me një pozicion të ri, detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “HatTrick” në UEFA, njofton Federata Shqiptare.

“HatTrick” është programi i zhvillimit për futbollin evropian dhe prej më shumë se një dekade ndihmon me fonde për zhvillimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendet e kontinentit.

Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që kryetarët dhe nën/kryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ky vlerësim vjen pas jo pak vitesh eksperiencë në poste të tilla të Dukës, si zv/Kryetar i Parë i Komitetit të Federatave Kombëtare, por edhe te Komiteti i Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare, në të cilat Presidenti Armand Duka ka qenë pjesë e tyre, dhe ku ndër vendimet kryesore që janë marrë ndër vite spikat edhe vendimmarrja për zgjerimin e formatit të  Europianit, me 24 skuadra, apo edhe krijimi i eventit që nis shumë shpejt mes skuadrave përfaqësuese, siç është “Nations League”, apo Kupa e Kombeve.

Komiteti i “HatTrick”, është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online