“Duhet të shënoje pesë gola!”, shpërthen Hasani: Amatorizëm në Kosovë!

Sajmir Hasani, sulmuesi kurbinas i formuar te moshat e Laçit, provoi gjatë pjesës së parë të sezonit të luante në Kosovë me Vitinë. Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur kontakte edhe me klube të tjera përtej Drinit, por në fund nuk ka nënshkruar. I zhgënjyer nga çfarë ka ndodhur, Hasani “zbrazet” krejtësisht dhe akuzon përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Fenomen amator në Superliga e Kosovës. Kam heshtur më parë për shkak të profesionalizmit, duke i parë gjithmonë gabimet tek vetja dhe duke u stërvitur çdo ditë, por nuk mund të mbaj injorancën dhe amatorizmin e disa palo-trajnerëve që nuk e di kush ju jep të drejtën për të qenë trajnerë. Historia fillon në Prizren, me ekipin e Lirisë. Pas një komunikimi me drejtuesit e skuadrës, afrohem në skuadër dhe pas dy ditësh trajneri i skuadrës, Bedridin Gjinali, më jep konfirmimin që jam pjesë e skuadrës. Vazhdoj fazën përgatitore e 1 javë para se të fillojë kampionati nuk përfshihem në listën e skuadrës. Arsyen as sot nuk e di, normal ai shkarkohet për mungesë rezultatesh.

Historia përsëritet në Ferizaj, me ekipin e KF Ferizaj. Kthehem nga Ukraina dhe pas një komunikimi me trajnerin e skuadrës, Bylbyl Sokoli, dal në stërvitje. Zhvillojmë 3 miqësore, ku shënoj 4 gola dhe e dini çfarë më thotë trajneri i Ferizajt pas ndeshjes së parë ku shënova 2 gola? Duhet të shënoja 5 gola. Pesë gola nuk i ka shënuar sulmuesi më i mirë në Kosovë në gjithë kampionatin. Aty e kuptova që ky është psikopati i radhës. Ditët kalojnë dhe filluan justifikime të tipit: jo probleme dokumentesh. Mendon se po flet me një 12-vjeçar, që nuk kupton tregun e futbollit, jo me një lojtar profesionist.

Të jesh korrekt në fjalën që thua nuk është vetëm burrëri – fjalë të cilën ju nuk e njihni, se jeni këlyshë të pabesë, ordinerë të papërgjegjshëm, që nuk e di si drejtues të skuadrave ju besojnë menaxhimin e skuadrës – por është profesionalizëm në kuptimin e parë. Mos mendoni për mua, o njerëz që investoni, se më lini në rrugë, sepse ne futbollistët kemi mësuar të luajmë në rruge. Rruga është vendi që na çon drejt suksesit. Por mendoni për zhvillimin e futbollit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të rritur profesionalizmin. Largoni këto njerëz kancerozë nga futbolli”, shkruan Hasani. Sulmuesi 28-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Burrelit, ndërkohë që ka luajtur edhe për Kevitanin, Partizanin B, Mamurrasin, Turbinën, Shënkollin, Shkumbinin dhe Besëlidhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online