Begeja: Me Besëlidhjen, finalja e parë për Erzenin

Në dy fazat e para Erzeni u rendit në vendin e dytë të Grupit A në Kategorinë e Parë, ndërkohë që me përgjysmimin e pikëve në fazën e tretë ndodhet 6 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Shijakasit kanë qenë ndjekësi kryesor i shkodranëve në 18 ndeshjet e luajtura dhe për ta mbetet synim ngjitja në Superiore.

Të dielën Erzeni luan me Besëlidhjen, një transfertë me një rival të fortë në renditjen e zonës Play-off. Për SportEkspres.com, trajneri i Erzenit, Gentjan Begeja deklaroi se kjo do të jetë një transfertë e vështirë, madje e konsideron finalen e parë të fazës së tretë.

“Ndeshja në Lezhë është një transfertë për t’u vlerësuar dhe mendoj se kjo është finalja jonë e parë në fazën e tretë, për të arritur synimin tonë. Faza e tretë ka hapur çdo mundësi, që edhe Erzeni të synojë kreun e Grupit A. Besimi na bën më të vendosur që t’i fitojmë të gjitha betejat e kësaj faze”, deklaroi Begeja.

Në fazën e parë Erzeni fitoi 2-1 në Shijak, ndërsa në të dytën në Lezhë barazoi 1-1. “Skuadra ka bërë shumë ndryshime. Ka rritje nga dy fazat e para dhe rezultatet që janë arritur mes Erzenit e Besëlidhjes nuk do të ndikojnë për synimin tonë. Gjithsesi, lezhjanët janë skuadra më e vështirë e zonës së ‘Play-off’-it në grupin tonë”, u shpreh trajneri i Erzenit, Gentjan Begeja.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online