“Nuk na kupton njeri në botë“, Llazani ngre shqetësimet e basketbollit: Shqipëria ka mbetur si “delja e zezë”

Në një kohë që bota prej muajsh është përshtatur me normalitetin e ri ka rinisur gjithë aktivitetet sportive, e njëjta gjë nuk vlen në Shqipëri. Çuditërisht lojërat me dorë vijojnë të jenë të mbyllura në vendin tonë, pavarësisht se kudo në botë lojtarët janë kthyer sërish në parket me salla të boshatisura nga tifozët. Në një prononcim për “Sport Magazine“ në “Ora News“, ishte Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani ai që ka ngritur shqetësimin e tij për basketbollin.

Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme nga ana e sportit për të marrë dritën jeshile nga qeveria, por një përgjigje pozitive e këtyre të fundit ka munguar. Llazani thekson se kjo po penalizon Shqipërinë në pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare, teksa askush nuk arrin ta besojë se si basketbolli nuk luhet në vendin tonë në një kohë kur në gjithë botën ka nisur përsëri aktiviteti.

“Nga data 28 maj të 2020 ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Komitetin e Pandemisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, me Ministren e Shëndetësisë. Kemi njoftuar disa herë dhe kryeministrin e vendit lidhur me shqetësimet tona. Deri në këto momente edhe pse kemi pasur shkëmbime të dendura shkresore jemi ngushëlluar me faktin se çdo aktivitet i basketbollit në Europë ka qenë i mbyllur si rezultat i pandemisë. Kemi mirëkuptuar zonjën Rakacolli në këtë rast. Por jemi totalisht të pakënaqur në kushtet konkrete ku në gjithë Europën, në botë, janë hapur aktivitetet e basketbollit dhe vetëm Shqipëria ka mbetur si ‘delja e zezë” që nuk lejon hapjen e këtyre ambjenteve për të zhvilluar një aktivitet kombëtar me gjithë këtë komunitet që kemi pas vetes.

Pikërisht sot kemi dërguar përsëri një kërkesë instancave tona që të mos i konsiderojnë ambientet e basketbollit si qendër botërore e hapjes së Covidit. Ne kemi përgatitur protokollet tona për një hapje të mundshme. E kemi të domosdoshme për të rishikuar rregulloren për këtë kohë që kemi në dispozicion. Por ende nuk kemi një datë zyrtare, një dritë në fund të tunelit. Kjo është shumë shqetësuese për ne dhe për sportistët.

Kjo është pjesa më asburde për të cilën unë nuk kam dëshirë të futem. Janë hapur shkollat e klasat që kanë një inkubaturë aq të vogël. Përderisa e gjithë bota e ka hapur basketbollin dhe këtu jo, kjo të bën të mendosh se ka diçka që nuk shkon. Të vetmit në botë, Europë dhe Ballkan që nuk kemi hapur këto aktivitete.

Nuk dua të mendoj që është një harresë. Mbetem sërish shpresëplotë se aktiviteti do të hapet. Po privohemi edhe në veprimtaritë ndërkombëtare. Ne po marrim pjesë shumë të sforcuar në veprimtaritë ndërkombëtare. Basketbolli i femrave tashmë është përjashtuar. Shpresoj të mos kemi penalitete shumë të mëdhaja. Nuk të kupton njeri në botë që ti je i mbyllur dhe e gjithë bota është e hapur”, ka deklaruar Korab Llazani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online