Aleksandro Pato mbylli para një muaji bashkëpunimin me skuadrën kineze të Tianzhin Kuanzhian dhe tani ka ndërmend të rikthehet në vendlindje.
Mediet braziliane raporton se për sulmuesin po zhvillohet një duel i fortë mes Sao Paolos dhe kampionë në fuqi të Palmeirasit, të cilët drejtohen nga një emër i njohur si Luis Felipe Skolari. Këta të fundit janë më të avantazhuar, por ka ende pikëpyetje.
Palmerias po pret që të finalizojë shitjen e mbrojtësit Luan Kandido drejt Lajpcigut, që më pas të rregullojë fondet për kontratën 2-vjeçare që kërkon Pato, rroga e secilit është tmerrësisht e lartë për standardet e futbollit brazilian.