Dudelanzh paralajmëron Milanin, Topmëler: Nuk ju kemi frikë!

Dino Topmëler me siguri është i emocionuar para ndeshjes me Milanin. Trajneri i Dudelanzh e di që skuadra e tij ka një ndeshje të vështirë, por ka besim te skuadra e tij. Për të shkuar në grupet e Europa League u është dashur të punojnë shumë dhe askush nuk u ka dhuruar gjë.

Tani duan ta shijojnë këtë gjë dhe nesër kundër Milanit është festë për të gjithë në Luksemburg. Trajneri i Dudelanzh flet për kundërshtarin, Higuanin veçanërisht, si dhe për Daniel Sinanin, mesfushorin me tipare sulmuese të skuadrës së tij.

MILANI – “Jemi shumë të lumtur për këtë ndeshje, do të jetë një festë për të gjithë vendin, por gjithashtu edhe një ndeshje e vështirë në të cilën do të jemi të gatshëm për çdo gjë. Kam shumë besim tek ekipi im dhe jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje të madhe. Nesër do u tregoj djemve të mi videot për analizën e fundit dhe shpresoj të shohim një ndeshje të bukur nga Dudelanzh. I respektojmë shumë kuqezinjtë, por nuk kemi frikë”.

HIGUAIN – “Është një lojtar i klasit botëror, të gjithë e dinë dhe të gjithë e dinë gjithashtu se duhet të mbrojnë duke u përqendruar maksimalisht. Atij i duhet shumë pak për të kthyer një aksion normal në gol. Milani nuk është vetëm Higuain, ka edhe lojtarë të tjerë të fortë”.

DANIEL SINANI – “Është një lojtar i nivelit të lartë, dëshiron shumë të luajë dhe nesër duhet të përballojë një presion të madh. Por do të bëjë një ndeshje të madhe, jam i sigurt për këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online