“Dua që djali të përfaqësojë Shqipërinë”! Rrëfimi i rrallë i Kreshnik Qatos: Trajneri do mi falte lekët për titullin, kisha vetëm 2 tifozë shqiptarë

Mes emrave të boksit që kanë shkëlqyer për të ngritur lart flamurin shqiptar është edhe Kreshnik Qato. Gjithmonë duke ndezur zemrat e shqiptarëve me goditjet e njëpasnjëshme të tij ndaj kundërshtarëve, që vinin si “vetëtima” që nuk të jepnin mundësi shpëtimi. Ish-kampioni i botës në WBF, Qato është rrëfyer në “Ora News”. I pyetur nga gazetari Drilon Xhepollari, figura e njohur e boksit ka treguar edhe disa prapaskena rreth ndeshjeve të tij të para dhe vështirësive që ka hasur.

Tashmë duke hapur një qendër stërvitje për boksierët e rinj, Qato po u jep atyre mundësinë dhe hapësirat që nuk i ka pasur në fillimet e tij. Mes shumë të rinjve që po stërviten nga kampioni renditet edhe djali i tij, Nikola Qato. Por boksi nuk është vetëm sport, mbi të gjitha është edukim. Kreshniku tregon se në Angli gjen shumë mbështetje edhe nga Bashkia përkatëse që njeh më së miri vlerat e sportit. Fundja stresi i akumuluar do të shfaqet diku, ndërsa ringu thjesht limiton dëmet dhe zbraz gjithë energjinë negative.

“Ndeshjet që kam zhvilluar në Shqipëri kanë qenë shumë të vështira. Jo në përgatitjen fizike, pasi në këtë aspekt kam pasur të gjitha mundësitë për t’u stërvitur me kushte shumë të mira edhe falë mbështetjes së Ylli Ndroqit. Kam pasur ekipin tim të përgatitjes që tani janë në Londër. Ne kishim edhe ato egon e madhe që nuk duhet të humbim asnjëherë dhe duhej të fitonim me patjetër. Me pak fjalë ishte: “O do v.des o do fitoj”.

Momenti që nuk do të harroj? Kur ka qenë ndeshja ime e parë në Ukrainë për titullin e Europës Lindore, nuk kam pasur asnjë mbështetje nga institucionet e shtetit shqiptar. Kërkova shumë për mbështetje, më premtuan, por ishin fjalë boshe. Në vitin 2004 jo vetëm që ika pa para, por trajneri më vuri “një kusht”: “Nuk i dua ato lekët që të kam dhënë, por dua të fitosh titullin”.

Më shtyu më tepër për të fituar. Më e bukura është se kur shkova në Ukrainë kisha vetëm dy tifozë, partnerja dhe trajneri im. Vetëm ata ishin shqiptarë. Mendoja me vete sikur të ishte vetëm edhe një njeri që të mbante flamurin shqiptar në ring, pasi nuk shkonte pa simbolin shqiptar. E fitova sigurisht.

Tani? Në Angli kam një palestër boksi ku po stërviten të rinjtë. Kam rezultate shumë të mira deri tani. Stresi negativ nuk hiqet nëse nuk djersitesh, nëse nuk rri me njerëz të mrekullueshëm. Pra në Angli konsiderohet si sport edukativ. Stresi negativ po nuk u shkarkua, diku do të shkojë. Bashkia atje më jep shumë ndihmë pasi e shohin që është frytdhënëse edhe për të rinjtë, për edukimin e tyre.

Te boksierët shumë të mirë që unë kam përfshihet edhe djali im, Nikola. Kur ishte 4-5 vjeç vinte pas meje. Rrinte me miqtë e mi që e mbanin afër dhe i thonin se do të bëhej boksieri i ardhshëm. Kështu lindi dëshira e tij dhe po ecën shumë mirë. Kur ishte 8-vjeç bëri ndeshjen e parë. Kur ishte 10-vjeç e sipër nisi me duelet e vërteta dhe tani që është 17-vjeç, numëron 39 ndeshje. Është kampion i Londrës.

Kulmi për të gjithë sportistët është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Dëshira do të jetë e tij për të vendosur kë do të përfaqësojë, Shqipërinë ose Anglinë. Nuk ndërhyj dot në zgjedhjen e tij, është nën moshë dhe nuk mund të flas. Por dëshira është e madhe që të përfaqësojë Shqipërinë si mua. Ka lindur në Londër, po gjakun e ka shqiptar”, tha Kreshnik Qato. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online