Interi i sezonit të ri? Shihni vetëm merkaton! Kampionët fituan 175 milionë euro nga shitjet dhe shpenzuan 12 milionë euro për blerjet

Interi arriti që të fitonte titullin kampion në Serinë A për të mbyllur dominimin e gjatë të Juventusit. Megjithatë nuk mund të flitet për një projekt afatgjatë dhe fitues te zikaltërit. Menjëherë pasi fituan titullin, për shkakun e problemeve financiare do të largohej Conte. Së bashku me të ikën edhe dy lojtarët më të mirë të sezonit që lamë pas.

Golashënuesi Lukaku do të shitej për 115 milionë euro dhe Hakimi si mbrojtësi i djathtë më i mirë që do të largohej për 60 milionë euro. Pra në total Interi ka fituar rreth 175 milionë euro me shitjet e këtyre dy yjeve. Merkato nuk ka mbaruar ende dhe nuk përjashtohet mundësia që Inter të heq dorë nga një tjetër yll deri në fund muajit.

Sa i përket blerjeve, klubi ka shpenzuar pak më tepër se 12 milionë euro. Hakimi do të zëvendësohet nga Denzel Demfires dhe Dzeko shihet si trashëgimtari i Lukakut. Të dy këto afrime i kanë kushtuar në total rreth 12.5 milionë euro Interit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online