VIDEO/ “Hajde të luajmë pak”! Talenti i Shqipërisë U-21 “tallet” me rivalët në kampionatin anglez, shoqërohet me ovacionet e tifozëve

Mes futbollistëve shqiptarë që po shtohen në Angli është edhe Anis Mehmeti. Mesfushori që aktivizohet te Ëycombe ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e kampionatit kundër Cheltenham, që u fitua në shifrat 1-3.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Anis ka treguar “vallëzimin” me topin duke u “tallur” disi me kundërshtarët. Nga tuneli i bërë te mbajtja e topit mes dy lojtarëve kundërshtarë, mesfushori u shoqërua me ovacionet e tifozëve të Wycombe që ndodheshin fare pranë tij.

Wycombe është pjesë e “League One”, ndërsa Mehmeti shihet si lojtar me potencial të madh për të ardhmen. Sa i përket Kombëtares, mesfushori 20-vjeçar është pjesë e Shqipërisë U-21 që drejtohet nga ana e Alban Bushit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online