Ingolshtadi ka pësuar një humbje të rëndë me një rival direkt si Sandhazen. Mërgim Mavraj ishte në fushë për 90 minuta dhe pjesa e parë për skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shkoi mirë. Polsen shënoi golin e avantazhit, por fraksioni i dytë ishte fatal.
Goli i barazimit u realizua në mes të qendrës së mbrojtjes, ndërkohë që Ingolshtadi pësoi edhe një gol tjetër që mund të ishte evidentuar. Një humbje që djeg shumë, pasi u pësua në shtëpi me një rival direkt, që tashmë shkëputet me shtatë pikë dhe mbijetesa në Bundesliga 2 bëhet një mision i pamundur për Ingolshtadin.
Ndryshe nga Mavraj, Ivan Balliu me Metzin e tij marshon drejt Ligue 1. Skuadra franceze ka mundur me rezultatin 2-1 Lorient dhe mbrojtësi i djathtë luajti gjatë gjithë takimit. Feston edhe Enis Gavazaj. Sulmuesi anësor është aktivizuar në minutën e 61-të në fitoren 1-0 që Dinamo Mins mori kundër Slavia Mozyr.
Herdi Prenga ka provuar shijen e humbjes në Letoni. Riga u thye në shtëpi nga Valmiera. Takimi përfundoi 0-1, ndërkohë që në fushë me skuadrën fituese ishte edhe braziliani Leo Lelis. Ky i fundit ka luajtur në Superiore me Kamzën një sezon më parë.