Drama e Toloit: E parandjeva, trishtim i paimagjinueshëm! Gruaja nuk më tregoi

Atalanta zhvilloi një ndeshje perfekte dhe mposhti Juventusin 3-0 në Kupën e Italisë të mërkurën në mbrëmje. Goli i Kastanjes dhe dygolëshi i Zapatës dërguan ekipin e Berishës dhe Gjimshitit në gjysmëfinale, aty ku do të përballen me Fiorentinën e Kiezës.

Rafael Toloi është një nga pikat e forta të ekipit bergamask. 28-vjeçari brazilian luan në mbrojtje dhe kundër Juventusit zhvilloi një ndeshje të madhe. Emocionet e fitores ishin të mëdha, por një surprizë e hidhur i ka ndodhur pasi është kthyer në shtëpi.

Gruaja e tij ishte shtatzënë dhe po priste fëmijën e dytë. Ajo merr lajmin e kobshëm gjatë një kontrolli rutinë, por vendos të mbajë gjithçka brenda saj. Fëmija ka humbur jetën pa e nisur akoma, por Rafael nuk duhet ta marrë vesh. Ai ka ndeshje dhe duhet të përqendrohet vetëm te dueli kundër bardhezinjve.

Mbrojtësi kishte nuhatur diçka gjatë telefonatës së zakonshme që bën gjithmonë përpara fillimit të ndeshjeve, por vendos të fokusohet te ndeshje për të larguar mendimet e këqija. Në fushë shkon gjithçka perfekt, por kur shkon në shtëpi merr vesh më të keqen. Toloi ka ndarë gjithçka me tifozët në rrjetet sociale, falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ka një premtim për Flavian, dashurinë e jetës së tij…

Gjithmonë flas në telefon me gruan dhe vajzën time përpara se të nisem drejt stadiumit. Kur folëm kësaj radhe, e kuptova që diçka nuk shkonte dhe duke e njohur mirë gruan time, e kuptova që diçka kishte ndodhur. Gruaja ishte shtazënë prej 8-10 javësh dhe kishte shkuar në spital për të bërë kontrollet e radhës.”

“Ishte dita e parë që do të dëgjonim zemrën e fëmijës tonë duke rrahur. I kërkova regjistrimet e kontrollit, por ajo nuk m’i dërgoi. Më tha se nuk kishte bateri në telefon. Aty fillova të imagjinoj se e keqja kishte ndodhur, por ajo nuk më tha asgjë, sepse dëshironte që unë të përqendrohesha 100% në ndeshje. Mes shumë mendimeve negative kisha një ndeshje të rëndësishme për të luajtur. I premtova vetes së pavarësisht se çfarë mund të kishte ndodhur, më duhej të ndihmoja shokët e ekipit për ta fituar këtë ndeshje në mënyrë që të kthehesha i gëzuar në shtëpinë time. Fituam 3-0 kundër një prej ekipeve më të forta në botë dhe u kualifikuam në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.”

“Kam përjetuar një mbrëmje magjike me shokët e ekipit dhe tifozërinë tonë fantastike, por kur u ktheva në shtëpi pas ndeshjes mora lajmin të cilit i frikësohesha. Kemi humbur fëmijën tonë, një dhimbje dhe një trishtim i paimagjinueshëm. Dua të falënderoj ekipin, shokët e mi dhe Bergamon, që në një farë mënyre më kanë ndihmuar sadopak që të përballoj këtë dhimbje. Gruas time të dashur i them vetëm një gjë: të dua dhe do të jem gjithmonë pranë teje Flavia Toloi. Jeta është kështu, duhet të jemi të fortë në çdo moment dhe besoj se Zoti ka ruajtur diçka të mirë për ne.”

 

View this post on Instagram

 

Vorrei trasmettervi ciò che mi è successo ieri! Come faccio sempre prima della partita , chiamo mia moglie e mia figlia prima di andare allo stadio! Ieri, quando ho chiamato, ho visto che qualcosa non andava, conosco munto bene mia moglie e ho visto che qualcosa era successo! Mia moglie era incinta di 8 a 10 settimane e ieri andata a fare gli esami di routine, sarebbe stato il primo giorno che avremmo ascoltato il cuore! Ho chiesto la registrazione dell’esame e lei non mi ha mandato, ha detto che il telefono aveva finito la batteria! Lì ho iniziato a immaginare che fosse successo del male ! Ma lei non mi ha detto nulla, voleva che mi concentessi al 100% sulla partita. In mezzo a tanti pensieri negativi avevo una partita importante da giocare, e mi sono detto, se è accaduto qualsiasi cosa di male il minimo che devo fare è aiutare i miei compagni di squadra per vincere questa partita in modo da poter prendere un minimo di gioia a casa mia quando torno! Abbiamo finito la partita vinta 3 a 0 una delle squadre più forti al mondo e siamo in semifinale di Coppa Italia, ho vissuto una notte magica insieme dei miei compagni e di una tifoseria fantastica, ma quando sono tornato a casa dopo la partita ricevuto la notizia che tanto temuto , abbiamo perso il nostro bambino, una dolore e tristezza multo grande ! Ma vorrei ringraziare la mia squadra i miei compagni e a Bergamo che in qualche modo mi hanno aiutato a rendere questo dolore un può più piccolo anche se un minimo! A mia amata moglie dico solo una cosa Ti amo e sarò sempre con te Flavia Toloi ?? ! La vita è così dobbiamo essere forte in tutti momenti e io credo che Dio abbia conservato il meglio per noi!

A post shared by Rafael Toloi (@rafael.toloi2) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online