Nejmar për 222 milionë euro te PSG habiti botën, zemëroi shumë drejtues klubesh e tifozë të thjeshtë dhe ngriti me të drejtë shqetësimin se tashmë tregu do kalojë çdo limit logjike.
Ajo që i trembeshin të gjithë po ndodh: nëse deri vjet kalimi i 100 milionë eurove për një futbollist ishte një çmenduri që e kreu vetëm Mançester Junajtid për Pogbanë, tani tregu është bërë absurd.
Barcelona kërkon të gjejë pasuesin e Nejmarit dhe nuk po ia del në asnjë drejtim.
Edhe Dortmundi i ka vendosur sot një çmim të frikshëm talentit të vet Dembele: 150 milionë euro!
Barcelona ofroi rreth 100 milionë, që realisht janë shumë për një djalosh 20-vjeçar që vjet kushtoi 15 milionë, por ky është futbolli post-Nejmar. Me këtë hap, edhe lojtarët rezervë do të kushtojnë sa qimet e kokës dhe ndoshta ka ardhur koha t’i vihet fre kësaj çmendurie, edhd pse UEFA e FIFA nuk kanë interes të vendosin tavan çmimesh.