Dortumd dhe Bajern pritet të kenë një konkurencë të ashpër sezonin e ardhshëm. Dortmundi ka bërë blerje mjaft cilësore, me bavarezët që janë përforcuar vetëm në mbrojtje dhe i është dashur të përballen me largime të dhimbshme.
Neven Subotiç mendon se verdhezinjtë janë favoritë për të triumfuar në Bundesliga sezonin e ardhshëm. Ndihet i gëzuar me ardhjen e Humels dhe deklaron se ai do i japë shumë eksperiencë skuadrës.
“Nëse skuadra e Bajernit mbetet e njëjtë, Dortmundi është favorite për Bundesligën. Diferenca është e qartë. Humels është një blerje shumë e mirë. E përgëzoj për rikthimin, skuadra do të fitojë shumë nga eksperienca e tij”, tha Subotiç.