Borusia e Dortmundit do të luajë nesër ndaj Totenhemit, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League. Ekipi verdhezi po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ku në dy ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë.
Përveç formës së keqe, një tjetër problem është shtuar në kampin e gjermanëve. Lajmi tjetër i keq për të besuarit e Lusjen Favre është dëmtimi i Pako Alkaser. Gjatë seancës stërvitore ai ka pësuar një dëmtim në shpatull, që ka sjell dhe humbjen e ndeshjes së parë ndaj Totenhemit.
Spanjolli, i bashkohet Pizçek, Vajgl dhe yllit gjerman Marko Rojs në listën e të mungesave për këtë ndeshje. Sulmuesi është një element kyç për lojën e Borusias së Dortmundit me golat e shënuar, ndaj edhe mungesa e tij shqetëson jo pak verdhezinjtë.