Borusia Dortmund po kërkon të përforcojë repartin ofensiv. Disa emra ndodhen në bllokun e drejtuesve gjermanë, por i preferuari mbetet Mario Manxhukiç. Nënkampionët e Bundesligës u interesuan edhe më parë për sulmuesin e Juventusit.
Ulja e Mauricio Sarrit në stolin bardhezi e ka nxjerrë në merkato “luftëtarin” kroat. Pavarësisht se 33-vjeçari është ndër të preferuarit e tifozërisë së Juves, trajneri nuk e llogarit në planet e tij.
Dortmundi po monitoron situatën dhe është klubi më i interesuar për Manxhukiç. Së shpejti do të vijë dhe oferta zyrtare e verdhezinjve, ndërsa “Zonja e vjetër” shpreson të fitojë sa më shumë nga shitja e sulmuesit të njohur, i cili pritet të rikthehet në Bundesligë pas 5 vitesh.