Mançester Siti po tregohet i pagabueshëm në këtë fund dramatik të Premier Ligës. Liverpuli është një pikë pas dhe pret me padurim një hap fals të “Qytetarëve”, gjë që sa vjen e po bëhet më e pamundur. Për këtë ka folur edhe fituesi çmimit “Lojtari më mirë në Premier Ligë” për këtë sezon, Virxhil Van Dajk.
Mbrojtësi deklaron se ata do të mundohen të bëjnë atë që kanë në dorë. Nëse nuk vjen Premier Liga në këtë vit do e provojnë përsëri vitin e ardhshëm: “Ne tani mendojmë për Hadërsfild. Mund të jetë një fitore e lëhtë, pasi ata janë të zhgënjyer nga rënia nga Kategoria. Ne luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë lojën që kemi zhvilluar gjatë gjithë sezonit. Pas kësaj, përgatitemi për një sfidë të vështirë në Barcelonë”.
“Kjo është mënyra e vetme sesi ne e shohim situatën. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe nuk shpallemi kampionë, do të synojmë përsëri sezonin e ardhshëm”, shprehet ylli i Liverpulit.