Donjet Shkodra, goditja e parë e Skënderbeut

Leonard Trebicka 

Pa u mbyllur mirë sezoni 2016-2017, te Skënderbeu nuk humbasin kohë. Drejtuesit e tij po mendojnë prej kohësh në fakt për merkaton verore dhe gati është goditja e parë, thuajse e sigurt. Përforcimi i parë i Skënderbeut pritet të jetë Donjet Shkodra, i cili luajti me Flamurtarin sezonin e fundit. Pas pak ditësh kosovari do të bëjë prezantimin si lojtar i korçarëve, pasi gjithçka është thuajse e mbyllur, edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht. Burime pranë klubit juglindor bëjnë me dije se Shkodra ka rënë dakord të veshë fanellën e Skënderbeut dhe shumë shpejt do të vijë zyrtarizimi dhe prezantimi nga presidenti Ardjan Takaj. Edhe në merkaton e dimrit doli në skenë emri i mesfushorit golashënues, por ishte e vështirë në atë kohë që të largohej nga Flamurtari. Pas Donjet Shkodrës, me korçarët pritet të bashkohen Dejvi Bregu dhe Oto Xhon, i pari pas një sezoni mjaft të mirë me Luftëtarin, kurse i dyti i huazuar te Trepçe ’89. Nuk është ende e qartë, nëse afrikani do të kthehet më 7 qershor, kur nisin përgatitjet, apo më vonë.

“BOMBERI” SHKODRA – Patjetër që afrimi i Donjet Shkodrës do të ishte shumë i rëndësishëm për Skënderbeun, që sezonin e fundit ka vuajtur për një lojtar si ai. Në janar kontrata nuk e lejonte të vishej bardhekuq, kurse tani gjasat janë shumë të mëdha, për të mos thënë se marrëveshja është e kryer. Një përforcim me shumë vlera, nëse kemi parasysh aftësitë goditëse te kosovarit. Skënderbeut i kanë munguar golat e mesfushorëve qendrorë kampionatin e fundit, siç ka ndodhur më parë me Lilajn, Orelesin, Shkëmbin etj. Shkodra e tregoi veten me Flamurtarin dhe tashmë e njeh mirë kampionatin shqiptar. Korçarëve nuk mund t’u ikte nga duart një lojtar i tillë dhe që në Europë pritet ta kenë në organikën e tyre. Për futbollistin e ardhur nga Belgjika te Flamurtari pati një interesim edhe nga Partizani, por duket se vetë lojtari ka preferuar korçarët. Me vlonjatët ai shënoi jo pak, por 9 gola, gati sa një sulmues.

BREGU-XHON – Para se të mbyllej sezoni, i pari që u lakua si përforcim i Skënderbeut, ishte Dejvi Bregu. Vlonjati i Luftëtarit ka shumë mundësi të veshë fanellën e Skënderbeut, por fjala e fundit i takon presidentit Ardjan Takaj. Bisedimet kanë qenë të shpeshta dhe flitet për një akord me klubin gjirokastrit, që do të mbajë 50% të kartonit. Oto Xhon është i treti në listë, por këtu puna ndryshon. Golashënuesi më i mirë i Superligës në Kosovë ka kontratë me Skënderbeun dhe ishte huazuar te Trepçe ’89. Në klubin korçar u shprehën se pas përfundimit të kampionatit ai do të kthehet në Korçë, por nuk është qartësuar se kur, para ndeshjeve së Europa League apo pas tyre. Kjo gjë do të zgjidhet nga ana e klubit bardhekuq brenda pak ditësh. Një urdhër i Takajt  e kthen sulmuesin menjëherë te Skënderbeu. Ka fjalë edhe për Danilo Alveshin e Flamurtarit, po braziliani ka kontratë me vlonjatët dhe është e vështirë për t’u marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online