Do të ndeshet me një boksier të nivelit të lartë, Florian Marku zbret sot në ring kundër Chris Kongo

Florian Marku do të zbres sot në ring në një ndeshje të nivelit të lartë. Boksieri shqiptar do të përballet kundër Chris Kongo. Një kundërshtar shumë i vështirë për Markun, i cili numëron 14 fitore, ku 7 prej tyre janë me KO.

Nga ana tjetër, Kongo ka dy humbje në karrierë, të cilat i janë shkaktuar me pikë. Kjo përballje do të jetë e parafundit dhe e dyta nga rëndësia në eventin e sotëm, atje ku kryesori do të jetë ndeshja mes Fabio Ëardley dhe Frazer Clarke. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/