Kategoria e Parë/ Korabi merr fitore të madhe me përmbysje kundër Vorës, Flamurtari nuk ia del kundër Apolonisë, fiton Bylisi

Vetëm pak minuta më parë janë mbyllur katër ndeshjet e Kategorisë së Parë. Korabi ka marrë një fitore të madhe me përmbysje kundër Vorës, në shifrat 2-3. Me këtë fitore, Korabi blindon vendin që të siguron një mundësi nëpërmjet Play Off për të ëndërruar Superioren.

Nga krahu tjetër Bylisi ka arritur të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Kastriotit. Ballshiotët mund të quhen të rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Flamurtari dhe Apolonia kanë përfunduar në barazimin pa gola, ndërsa Besa ka shkatërruar Tomorin 1-4. /Sport Ekspres/

FLAMURTARI-APOLONIA 0-0

BYLIS-KASTRIOTI 2-0 Emini 20?, Maçolli 45?

VORA-KORABI 2-3 Prengaj 27?, Avdiu 90? / Reçi 50?. Marku 53?, Shehu 67?

TOMORI-BESA 1-4 Oshafi 62? / Ba 5?, Spahiu 14?, Shurdhiqi 74?, Reçica 86?