“Ne luajmë të mërkurën, të shtunën dhe pastaj në Champions”! Pep Guardiola shfryn me të drejtë: Real Madridi ka 9 ditë përgatitje, 9 ditë…

Real Madrid-Manchester City do të jetë një nga ndeshjet më të bukura të Champions League, që do të zhvillohet në datën 9 prill. Trajneri Pep Guardiola ka shfryrë ndaj autoriteteve të futbollit anglez para kësaj përballje, duke pasur të drejtën nga ana e tij.

Guardiola thekson faktin se madrilenët do të kenë 9 ditë kohë përgatitje për ndeshjen e Champions, ndërsa “qytetarët” do të vazhdojnë të luajnë me kalendarin e ngjeshur. “Ne luajmë kundër Aston Villa të mërkurën, pastaj me Crystal Palace të shtunën dhe pas kundër Madrid të martën. Reali ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë”, tha Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/