Do të ishte heroi i Barcelonës B që do e dërgonte në finale, Rei Manaj e dreqos punën pas 2 golave të shënuara

Rei Manaj do të rezultonte si heroi i takimit kundër Murcias, për ta dërguar ekipin e tij në finalen e “Play-Off”. Katalanasit kanë humbur në ruletën ruse pasi rezultati i ndeshjes u mbyll 2-2. Vendasit do të fitonin në shifrat 1-0 gjatë pjesës së parë, por ekuilibri u rikthye menjëherë nga sulmuesi shqiptar.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Manaj do të shënonte në minutën e 46. Deri në atë moment futbollisti shqiptar mbante saktësinë maksimale nga 11-metrat pasi nuk kishte gabuar asnjëherë. Më pas do të ishte sërish Manaj që me një aksion individual dhe duke vallëzuar me mbrojtësave kundërshtarë shënoi golin e dytë për Barcelonën B.

Rezultati do të barazohej në minutën e 81 dhe pas minutave të shtesës, ekipet u drejtuan te 11-metërshi. Situata shkoi dramatike ndërsa trajneri Pinimienta vendosi që Rei Manaj të godiste i fundit për të mbyllur gjithçka.

Situata shkoi në mënyrën që sulmuesi shqiptar të ishte heroi pasi nëse do të ekzekutonte saktësisht penalltinë e pestë për Barcelonën, do të dërgonte ekipin në finale. Por për herë të parë ekzekutimi ishte i gabuar dhe topi shkoi lart traversës.

Më pas ruleta ruse ka nxjerrë fituese Murcian pasi te katalanasit gaboi i fundit Ramos Mingo, duke iu bashkuar listës së gjatë me Peque, Konrad, Manaj dhe Busquets që nuk arritën të tundnin rrjetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online